Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas zgjedhjes së tij si kryeministër.
‘Urimet më të sinqerta për Dritan Abazovic, kryeministrin e sapo zgjedhur të Malit të Zi. Suksese të mëtejshme qeverisë së re të Malit të Zi, për një ritëm të ri në përparimin e sundimit të ligjit, zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social dhe rrugës integruese në Bashkimin Europian. Si vende mike fqinje dhe aspirante drejt BE, e ardhmja e Shqipërisë dhe Malit të Zi është gjithmonë e lidhur, ndaj shpresoj për më shumë bashkëpunim konkret, për më shumë prosperitet të prekshëm për qytetarët e vendeve tona.’- shkruan Kryemadhi