Kryetari i OSBE-së, Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau dhe Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid kanë njoftuar sot se OSBE do të mbyllë Misionin Special të Monitorimit në Ukrainë.
Ky vendim vjen pas mungesës së konsensusit në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së më 31 mars 2022 për zgjatjen e mandatit të Misionit.
“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë. Ne kemi shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme përmes dialogut politik me shtetet pjesëmarrëse për të arritur rinovimin e mandatit të Misionit të Posaçëm Monitorues, por qëndrimi i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit. Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, lehtësimin e armëpushimeve dhe punën për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile. Puna e anëtarëve të SMM-së (Misionin Special të Monitorimit) meriton vlerësimin dhe mirënjohjen tonë”, tha kryesuesi.
Ministri Rau siguroi se Organizata do të kërkojë të vazhdojë angazhimin e saj në vend në përputhje me angazhimet ekzistuese të OSBE-së.