Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur Dritan Abazoviç me 45 vota pro dhe tre kundër.
Qeveria Abazoviç do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofo
Kryeministri Dritan Abazoviç gjatë betimit tha se objektivi i Qeverisë së re është të zhbllokojë procesin e integrimit evropian të Malit të Zi dhe zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Gjyqësor.
Më herët gjatë seancës parlamenti malazez zgjodhi kryetaren e tij Danijela Gjuroviç nga Partia Popullore Socialiste pro-serbe, duke mundësuar zhbllokimin e legjislativit që ishte bllokuar prej gati tre muajsh, që pas rrëzimit me mocion mosbesimi të qeverisë se ish kryeministrit Krivokapiç. Kjo është hera e dytë në historinë e Malit të zi që një grua zgjidhet në krye të parlamentit të vendit.