Vasil Rraku, 42-vjeçari nga Saranda është arrestuar nga policia në kuadër të operacioneve antidrogë.
Fillimisht, kur policia njoftoi për arrestimin e tij bënë me dije vetëm se Rraku ishte kapur me kokainë, por pa specifikuar sasinë e saj.
Ditën e sotme, pra 10 ditë nga arrestimi i tij është mbajtur gjyqi për të, por nga materialet e referuar nga prokuroria është mësuar se atij i janë gjendur vetëm 0.4 gramë kokainë.
Pavarësisht kësaj ai është lënë në burg nga gjyqtari Fatmir Ndreu. prokuroria kishte autorizuar për lejimin e provave filmike të personit në vende publike dt. 14.04.2022. Ai është mbajtur nën mbikëqyrje dhe në dt. 17 prill 2022 inspektorët vëzhgues kanë mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm subjektin e lartpërmendura duke ndërhyrë me qëllim kapjen e tij. Ne fakt indicet për hetimin e tyre duhet te datojnë prej janarit të këtij viti, pasi ne dosjen hetimore veç te tjerash rezulton edhe një “urdhër për ruajtjen e sekretit të hetimeve, i datës 26.01.2022”.