-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

80 mijë euro të padokumentuara, KPA lë në fuqi vendimin për prokurorin e Lezhës Simon Pashukun

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku.

Në seancën e sotme, trupa gjykuese e përbërë nga trupa gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, vendosi që të mos e merrte parasysh ankimimin e subjektit të rivlerësimit.Pashuku u shkarkua në vitin 2020 për dy pasuri të pajustifikuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e arsyetuar shprehej se Pashuku kishte dështuar të provonte me dokumente burimin e ligjshëm të një shtëpie të blerë në Shkodër për 60 mijë euro, konkretisht shumën prej rreth 40 mijë eurosh të pretenduar si dhurim nga të afërmit dhe po ashtu edhe burimin e ligjshëm të 40 mijë eurove nga qiraja e një objekti, për të cilat nuk ishin paguar tatimet.

Njoftim

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 213, datë 22.11.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.04.2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit