Pas Malit të Zi alarme për bomba të vendosura në shkolla janë raportuar dhe në Serbi, ku deri më tani rreth 20 shkolla kanë marrë e-maile kërcënuese.
Nxënësit janë evakuuar nga tri shkolla, Teknike Hekurudhore në Palilula, Shkolla e Mesme në Grockë dhe Shkolla Stomatologjike në Zvezdara.
Rreth 20 shkolla të mesme dhe gjimnaze në Beograd morën një e-mail për bombën e vendosur, për të cilën u njoftuan menjëherë Ministria e Brendshme dhe BIA.