-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi vendos çmimet e reja: Rriten nafta, benzina dhe gazi

Kryesoret

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill. Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e shtrenjtimit lidhet me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare, që ka arritur në 1200 dollarë për ton. Edhe në këto nivele që po tregtohet nga ne, ata pohojnë se çmimet e bordit janë nën kosto dhe prej tre ditësh ata po operonin me humbje.

Çmimi në bursa është momentalisht 1200 dollarë për ton, por, sipas tregtuesve të karburanteve, nëse ai e kalon 1240 dollarë për ton, që njihet dhe si pikë e rezistencës, nafta në tregun vendas mund të arrijë deri në 300 lekë për litër.

Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë. Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit.

Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord. Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë humbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 29.4.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 29.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 231 Lekë/litri për gazoilin;
• 211 Lekë/litri për benzinën;
• 94 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 29.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 243 Lekë/litri për gazoilin;
• 223 Lekë/litri për benzinën;
• 106 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit