Rritet sërish çmimi i naftës dhe derivateve të saj në Kosovë. Në disa pika çmimi i litrit të naftës ka shkuar në 1.65 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se ka rritje në çmimin e importit, ndaj kjo është reflektuar edhe në pikat e karburantit.
Sipas Berjanit, çmimi i naftës në Kosovë është 1.63, edhe pse në disa pika shitet 1.65 euro për litër.
“Dizeli është 1.63, benzina 1.64. Ka lëvizje të çmimeve në burse4 dhe nuk mund ta dijmë se çfarë çmimesh mund të kemi në ditët në vijim. Ajo që mund të them është se çmimet në import janë rritur. Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi ka lejuar marzh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër” ka thënë Berjani.