-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputet për herë të tretë në Serbi, Shaip Kamberi: Do vazhdoj të jem zëri i të gjithëve

Kryesoret

Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit në Tërnoc të Bujanocit. Ai ka falënderuar të gjithë shqiptarët që votuan për të dhe Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës.

“Qytetarëve të Lagjes së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike votuan për përfaqësimin e shqiptarëve. Njëzëri. Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë”, ka shkruar ai në Facebook.

Mirënjohje Kamberi ka shprehur edhe ndaj subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc, e të cilat siç tha ai, dëgjuan drejt nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.

“28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjithë. Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim. Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët. Faleminderit! Bashkë ia dolëm”, ka përfunduar ai.

Ky është mandati i tretë i Kamberit si deputet i Kuvendit të Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit