Nga data 1 maj shërbimet kalojnë të gjitha online. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj u shpreh sot se për të moshuarit do të ketë në dispozicion call center-a, por gjithashtu në funksion do të jenë edhe zyrat e bashkëqeverisjes për t’i ndihmuar.
“Ne jemi të vendosur që të vijojmë me transformimin dixhital që Shqipëria të kthehet në një vend të revolucionit dixhital dhe jemi të vendosur që të gjitha shërbimet të ofrohen në një kohë më të shkurtër, më cilësore dhe pa kontakt me biznesin.
Të moshuarit? Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore duke qenë se mosha e tretë mund të ketë probleme.
Cdo institucion do të ketë në dispozicion call center dhe bashkëqeverisja do të angazhohet për të dhënë të gjithë këshillimin për përfituesit e shërbimeve online që të mos ketë problematika. Ne do të jemi në gatishmëri të plotë” tha ajo.