-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Krasitet” gjendja civile, Çuçi: Jo kultivim kanabisi për të tërë, si do zgjidhen

Kryesoret

Nga sot në të gjithë vendin do të ketë vetëm 150 sportele të gjendjes civile nga 390 që ishin duke “krasitur” pjesën më të madhe për shkak se në 1 maj futen shërbimet online. Ministri Bledi Çuçi tha se do të jetë vetë administrata që do të sigurojë dokumentet dhe jo qytetari. “Janë rreth 90 shërbime nga ministria e Brendshme që do të zhvillohen vetëm online” tha ai.

Më pas ministri u pyet për nismën e legalizimit të kanabisit mjekësor. “Dua të them që nuk ka lidhje fare kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore me atë të kultivimit të jashtëligjshëm.

Do ta legalizojmë dhe përpunimin për qëllim mjekësor me një ligj të posaçëm që do të përcaktojë si merret licenca, vendi ku mbillet dhe bashkëpunimi.

Disiplinimi me ligj do të jetë shumë strikt. Nuk do të ketë hapësirë për çdokënd që do të mbjellë kanabis. Fenomeni i kultivimit të jetë drejt zhdukjes, duhet të shtojmë përpjekjet, pasi tani fillojnë mbledhjet.

Duke u nisur edhe nga rezultatet e vjetshme, ky vit do të sigurojë proces edhe më të madh. Fenomeni ka qenë shqetësues, por po hiqet nga lista e shqetësimeve” tha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit