-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Makthi” Jacobs “gozhdon” prokurorin e atentatit: Le 250 mijë € për t’u bërë prokuror?!

Kryesoret

Ka qenë mjaft e fortë përballja në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit mes prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja dhe përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs. Akuzat, ironi dhe debat për pasurinë e prokurorit. Jacobs e ka akuzuar Ndojën se po gënjen duke qenë se thotë që ka lënë punën si avokat ku merrte 250 mijë euro në vit, bazuar te deklaratat e të ardhurave, vetëm për të qenë prokuror.

“Meqenëse kam të drejtën të ndaj opinionin tim me ju. Kur po përgatitesha për seancën po mendoja nëse do doja të kisha një prokuror si ju? Po ta them qartë: Jo! Kur ju u rikthyet në 2008 mbasi ishit pezulluar për disa vite kam kontrolluar deklaratën tuaj dhe ju në atë kohë deklaronit se fitonit 250 mijë euro në vit si avokat.

Nuk e di se sa gjyqtarë nga 2005 deri në 2007 fitonin po aq sa ju? Shumë gjyqtarë do të kishin qenë të lumtur nëse do fitonin si ju. Unë pyes pse ky individ do dojë të jetë prokuror kur krahasuar me pagën e prokurorit që fitonte 1/10 që ju fitonit si avokat. Ju thoni që u bëtë prokuror sepse donit t’i shërbenit vendit dhe doni të kapni kriminelë.

Arsyeja e dytë ju lëvizni nën shoqërinë e personave te gabuar dhe kjo nuk do të thotë që ka lidhje me hetimet tuaja, por sidomos në Shqipëri këta persona që nuk janë dënuar, kjo është një përgjigje në një kontekst shqiptar” tha ai.

Prokurori Ndoj replikoi duke u shprehur se titullin e magjistratit e ka fituar me mund, ndërsa pretendoi se e gjithë pasuria e tij është e ligjshme dhe se ai plotësonte kushtet ligjore për të qenë prokuror.

“Do bëj sqarim unë kam deklaruar 150 mijë euro të ardhura në vit si avokat dhe jo sa thatë ju. Titullin e magjistratit e kam fituar me shumë mund dhe djersë dhe u riktheva në punë pasi humbisja titullin për të cilin kisha luftuar gjithë jetën. Unë nuk u përkas revolucionarëve, por fakti që kam të ardhura të ligjshme është zgjidhja ime që u bëra prokuror.

Ky koment që bëni ju sepse unë i plotësoj kushtet ligjore dokumentare për prokuror. Ndjej keqardhje kur thoni 60 perqind e prokuroreve nuk i përmbushin kushtet. S’kam asnjë kompleks inferioriteti të përballem me Theo Jacobs në nivel ekspertize, përvec moshës. Kudo konventat janë njëlloj. Mendoj se po te kishim punuar bashkë do kishe pasur perceptim tjetër dhe ndryshe dhe jo kaq sipërfaqësor. Shkoni pyesni njerëzit se njerëzit na njohin.

Fakti se ky sistem s’ka dënuar ca nuk është argument që përdoret ne kete panel. Po them dhe dicla tjetër, në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe prokurorët per vendimet e tyre, por per shkaqet dhe parimet. Kjo që thoni ju jane biseda kafesh” u shpreh ai. Vendimi për prokurorin e Durrësit do të jepet në datën 6 Maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit