Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka uruar Dritan Abazovic për zgjedhjen për kryeministër të Malit të Zi.
Shefja e ekzekutivit serb shkruan se është e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm.