Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit 76-vjecarit, nga Prizreni që po dyshohet për pedofili.
Sipas njoftimit, mbi F.K., rëndon akuza për veprën penale ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet.
E për kryerjen e kësaj vepre penale, gjykata tha se ka prova të mjaftueshme.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”, thuhet në njoftim.