Dritan Abazovic u zgjodh ditën e djeshme si kryeministri i Malit të Zi, por sot ai ka marr vendimin e parë në këtë post.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se të gjitha mbledhjet e qeverisë do të jenë të hapura për mediat dhe publikun.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.