Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënua sulmet e Rusisë në Kiev gjatë natës së 28 prillit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke dënuar sulmet ruse në Kiev gjatë natës së 28 prillit, i ka analizuar ato si një përpjekje e Moskës për të përdhosur Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sulmet ndodhën pikërisht gjatë kohës kur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po zhvillonte vizitën e tij në kryeqytetin e Ukrainës.
“Kjo tregon shumë për sjelljen e vërtetë të Rusisë dhe qëndrimet që ajo ka kundrejt Perëndimit”, deklaroi Zelensky në një videomesazh të adresuar për ukrainasit.
Ai akuzoi për sulmin drejtpërdrejt autoritetet më të larta ruse. Teksa, këto të fundit, jo vetëm që e kanë marrë përsipër sulmin, por edhe nuk kanë kërkuar falje për bombardimin e zonave rezidenciale, ku një gazetare mbeti e vrarë.
Pesë raketa janë hedhur në Kiev sipas Zelenskyt.
Mbi këtë, ai shtoi se një përgjigje e fuqishme duhet të vijë nga Perëndimi, pasi nuk mund të mendohet se lufta ka përfunduar.
“Duhet ende të luftojmë”, përmbylli ai. “Duhet t’i largojmë okuparët”.