Artisti i njohur shqiptar, piktori Helidon Haliti ka bërë një propozim lidhur me urbanin plot me pasagjerë që përfundoi në lumin Lanë mbrëmjen e të premtes. Ai propozon që urbani të lihet aty ku ka rënë, pasi në këndvështrimin e tij si artist, “do të ishte një nga instalacionet më të bukur në botë me autor popullin”.
“Pa dashur te prek askend dhe kerkoj ndjese per kete por e kam krejt artistik propozimin….Une kete e lija aty si ISTALACION ARTI dhe do ishte nga istalacionet me te bukur ne bote me autor ”POPULLIN” ju lutem pranoni propozimin tim dhe mos e hiqni, une nuk jam ANRI SALA qe te me degjoni por duhet te degjohem……” shkruan ai.