-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bomba” e Berishës: Pasaporta për shqiptarët e Kosovës! A rrezikohen vizat?

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në Kuvendin e Rithemelimit që thirri në Pallatin e Kongreseve se kur të vijnë në pushtet do u japin shtetësinë shqiptare, shqiptarëve të Kosovës.

Shqiptarët kudo që janë, kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare, shqiptarët në Kosovë, në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë, shtetësinë apo dy shtetësi, si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë” tha ai.

Por cështjen e shtetësisë pak vite më parë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e përdori si kërcënim kundër BE-së nëse nuk liberalizonte vizat, që ende sot procesi nuk ka marrë “dritën jeshile” dhe ish-komandanti i UÇK-së është në Hagë.

“Për aq sa vonohet Bashkimi Evropian institucionet e Shqipërisë do të duhet të ishin shumë ma gjeneroze për të dhënë shtetësinë dhe pasaportën dhe vizat, qytetarët e Kosovës nuk kanë adresë tjetër tash.

Unë mendojë që sa ma shuam që vonohet Bashkimi Evropian aq ma shuam do të duhet të jepet shtetësia dhe pasaporta për qytetarët e Kosovës” tha Thaçi, asokohe.

Por cili do të ishte qëndrimi i Brukselit nëse kjo do të ndodhte përpara se Kosovës t’i liberalizoheshin vizat?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit