-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Horoskopi: Një fundjavë plot dashuri për ju, shenjat me fat për beqarët

Kryesoret

Dashi

Për shkak të ndikimit të njëhershëm të Mërkurit dhe Uranit humori juaj do ndryshojë shpesh sot. Nëse jeni në një lidhje, do keni frikë të flisni hapur për çdo gjë dhe në disa momente do ju duket sikur marrëdhënia me partnerin nuk ka për të qenë asnjëherë ashtu si e keni menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humor shumë të mirë për të joshur e për të filluar lidhje. Në punë do keni shpirtin e revoltës dhe do i kërkoni me ngulm të drejtat tuaja. Deri në fund të ditës gjithçka do jetë zgjidhur. Gjendja financiare do mbrohet nga Venusi dhe për asnjë nuk do gjendeni në vështirësi. Vazhdoni me të njëjtën mënyrë menaxhimi.

Demi

Gjatë kësaj dite nuk do i duroni dot kontradiktat dhe do mundoheni të bëni të pamundurën për të ruajtur një ambient sa më të ngrohtë. Jeta juaj ne çift nuk do ketë probleme. Do jeni më të logjikshëm, më të duruar dhe gati për të provuar çdo emocion të ri. Sipas Dritare.net, ju beqarët mund të përballeni edhe me disa zhgënjime nëse tregoheni të pamatur. Bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Në punë do jeni më të motivuar dhe do përfitoni pafundësisht nga disa propozime që do iu bëhen. Ju i dini aftësitë që keni dhe jeni të bindur se mund të arrini lart. Me shpenzimet mos spekuloni asnjë moment nëse nuk doni të mbeteni pa para shumë shpejt.

Binjakët

Dita e sotme do jetë e qetë dhe pa ndonjë emocion të madh. Do jeni shumicën e kohës pasivë dhe pa dëshirë për të ecur përpara. Jetës tuaj në çift do i mungojë paksa alegria. Ose do ndiheni pa dëshirë për të bërë diçka ose do zgjoheni me nerva dhe do debatoni për çdo gjë me partnerin. Ju beqarët nuk do doni të filloni lidhje serioze pasi do josheni vetëm nga aventurat momentale. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe të përmbushni çdo detyrë që ju kërkohet. Mos thoni asnjëherë jo pa e provuar fillimisht. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha inkurajues. Gjendja e financave ka për të shumë herë më e mirë nga më parë.

Gaforrja

Saturni do ndikojë pozitivisht sot. Do reflektoni më shumë nga më parë dhe do jeni më të çliruar për gjithçka. Marrëdhënia në çift do jetë më e ngrohtë. Do merreni vesh shumë mirë me atë që dashuroni dhe nuk do mërziteni për asnjë çast së bashku. Ju beqarët gjithashtu do keni një nga ditët tuaja më të lumtura sepse do takoni princin e kaltër. Në punë do iu ofrohet një post i ri, por duhet të bëheni të duruar dhe të ecni me ngadalë. Çdo gabim do jetë në dëmin tuaj dhe në të mirë të atyre që ju kanë inat. Në planin financiar do ju mundojë përkujdesi dhe mund t’iu dalin edhe disa vështirësi të vogla. Gjithsesi po morët masa situata do stabilizohet shpejt.

Luani

Hëna dhe Venusi do ju përkrahin gjatë gjithë kohës sot dhe do jeni shumë më të këndshëm dhe të çliruar. Nëse keni një lidhje, zemra do ndihet shumë herë më mirë nga më parë dhe kënaqësitë do jenë të forta. Partneri do përkujdeset jashtëzakonisht. Ju beqarët do keni vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura, asgjë më shume sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni pak kohë. Jeta profesionale nuk do jetë e keqe sidomos deri në orët e mesditës. Pas dreke mund të keni një konflikt me një koleg. Buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj duhet të përfitoni sa më parë për të bërë investimet e nevojshme.

Virgjëresha

Sot do mendoni gjithmonë si t’i bëni të tjerët të lumtur dhe t’i ndihmoni ata të përballojnë problemet që do iu dalin. Kjo do iu japë më shumë kënaqësi se gjithçka tjetër. Në jetën tuaj në çift do rikthehet gëzimi, sensualiteti dhe romantizmi. Do ju duket vetja sikur jeni mbi re dhe nuk do e besoni dot se gjithçka po ju ndodh realisht. Nëse jeni beqarë do takoni disa persona të cilët do iu bëjnë t’i harroni të gjitha problemet që keni dhe do iu mahnitin pa masë. Në punë herë pas here do ketë turbullira dhe do viheni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni, megjithatë me pak durim dhe përqendrim do ja dilni të përmbushni objektivat. Financat do dini si t’i menaxhoni kështu që gjendja nuk do ketë probleme.

Peshorja

Sensi i analizës do jetë shumë i zhvilluar gjatë kësaj dite. Do jeni edhe dëgjues shumë të mirë dhe çdo gjë do ju rrjedhë si duhet. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë me fat dhe e mbushur me çaste të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra asnjë sekondë. Ju beqarët do realizoni një takim interesant, por ende nuk do ndiheni gati të hidhni hapa. Në fakt nuk do ju kushtojë asgjë të prisni edhe pak. Sektori profesional nuk do ketë probleme serioze, por nuk do ecë me ritmet që ju keni menduar. Dëgjojini këshillat e kolegëve më të vjetër. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur.

Akrepi

Sado që të mundohen t’iu prishin planet ju do arrini të ruani maturinë dhe realizmin. Në çfarëdo situate që të ndodheni mos ju besoni verbërisht atyre që do ju rrethojnë. Klima për jetën tuaj në çift do jetë pak e trazuar. Disa debate të paprituara si pasojë e xhelozisë mund të prishin gjithë stabilitetin e lidhjes suaj. Nëse jeni beqarë nuk do keni dëshirë të krijoni një lidhje serioze, por personi qe do takoni do iu bëjë të ndryshoni mendim. Në punë nuk do hezitoni të tregoheni me takt në çdo moment dhe profesionalizmi do ju karakterizojë gjithë kohës. Financat nuk do kenë probleme, por hiqni disa lek mënjanë sepse të papriturat mund të ndodhin në çdo moment.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme çdo kundërshtim i vogël që do ju bëhet mund ta acarojë pafundësisht situatën dhe do ju bëjë nervozë. Për ju të dashuruarit do jetë paksa e vështirë të ruani një klimë të qetë. Euforia e ditëve të mëparshme do të shuhet pak e nga pak. Ju beqarët do keni një ditë interesante. Do jeni sharmante dhe mund të keni edhe një dashuri me shikim të parë prandaj duhet të përfitoni sa më shumë. Në punë mëngjesi do jetë konfuz dhe jo ashtu si do e dëshironit, megjithatë me këmbëngulje dhe besim tek vetja mund t’i përmbushni detyrat. Po u dorëzuat shpejt do jeni ju të humburit. Situata financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por gjithsesi ajo do jetë më e mirë se kohët e fundit. Ruajeni ekuilibrin.

Bricjapi

Marsi do ju bëjë shumë energjikë dhe të motivuar, por nga ana tjetër paksa të paduruar. Shmangni me çdo kusht impulsivitetin. Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë mjaft e bukur. Do ndiheni gati për të provuar çdo emocion të ri me atë që dashuroni dhe nuk do ndiheni aspak të brengosur. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni. Miqtë do iu ftojnë diku dhe do argëtoheni pambarimisht. Në punë do e keni të vështirë ta ruani postin që keni sepse gjendja do jetë goxha e tensionuar dhe shumë do ju sulmojnë në pikat ë dobëta. Për financat nuk ka për të qenë një ditë aspak e favorshme. Matuni disa herë para se të hidhni çdo hap sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Ujori

Do jeni shumë pasivë sot dhe do ju mungojë kreativiteti gjithë kohës. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që do ndieni pa menduar për të nesërmen. Nëse keni beqarë do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Në punë do jeni shumë korrektë dhe do vazhdoni shtruar atë që keni nisur. Shefat do ju përgëzojnë për çdo gjë që keni arritur dhe mundet t’iu ofrojnë edhe një post të ri. Mendohuni mirë para se të veproni. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.

Peshqit

Të privilegjuar nga Venusi sot do jeni shumë interesantë në çdo fushë dhe askush nuk do mund t’iu refuzojë. Nëse keni një lidhje, asgjë nuk do mund ta prishë harmoninë mbizotëruese. Do përkujdeseni mjaft për njëri-tjetrin dhe momentet pasionante nuk do kenë të ndalur. Beqarëve do iu rëndojë pafundësisht vetmia, megjithatë nuk do e bëjnë veten dhe do i marrin gjërat me optimizëm. Falë Jupiterit në punë nuk do keni probleme. Mund t’iu pranohet edhe një kërkesë e bërë dhe do keni më shumë besim tek vetja. Nëse keni menduar për ndonjë hap të madh sot është momenti i duhur. Te ardhurat do jenë goxha të mira, megjithatë nuk është momenti për të eksperimentuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit