-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdorte faqet pornografike, si i zhvati shqiptari 100 mijë euro spanjollit?

Kryesoret

Një shtetas spanjoll ka rënë pre e disa shantazheve në rrjet teksa po përdoret një faqe pornografike.

Ai klikoi pa dashje në disa reklama në rrjet, dhe më pas përmes celularit ai ka marrë kërcënime, për shkak se ka “shqetësuar” disa vajza.

Në policinë spanjolle ka rreth 30 denoncime për të tilla raste.

Në njërin prej rasteve, viktima e shantazhit ka paguar më shumë se 30 mijë euro derisa denoncoi rastin në polici.

“Do t’ju ​​thyejmë këmbët” është një nga mesazhet më të përsëritura në bisedat e përgjuara nga policia Kombëtare.

“Kallëzuesit na kanë ardhur të frikësuar nga kërcënimet pasi u janë marrë edhe të dhënat e tyre personale”, thuhet nga njësia e specializuar e Policisë Kombëtare.

Ky është rasti i Javier, 64 vjeç, i cili në nëntor të vitit të kaluar u kontaktua nga një numër që nuk ishte ruajtur në celularin e tij.

“Dukej se emri ishte Mikhail dhe kishte një foto në profilin e një mashkulli me gjoks të zhveshur, kokë të rruar dhe plot tatuazhe. Ishte e tmerrshme” kujton ai.

Mikhail i shkroi duke i thënë se “shefi i tij ishte shqiptar, se ai nuk fliste spanjisht dhe se i kishte shqetësuar vajzat që kishte në shtëpi”.

“Më dërgoi video dhe foto të një burri duke përdorur disa armë zjarri. Më tha se e dinte se kush isha dhe se duhet t’u paguaja para, nëse nuk doja që të më thyheshin këmbët”, tregon Javier.

Policia Kombëtare e Navarrës shpjegon se “autorët e këtij mashtrimi ngarkojnë në faqe të internetit  reklama false të grave që ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në këmbim të parave, si faqe pasion.com ose navarsex.com. por që nuk dalin kurrë në takim.

Me informacionet personale ata fillojnë të zhvatin viktimat duke i kërcënuar se “S’po e kuptoni seriozitetin e problemit tuaj”, “Do t’ju thyejmë këmbët”, si dhe iu dërgojnë video dhe foto kërcënuese që tregojnë armë zjarri.

Sipas Javier, “kisha vërtet frikë, sepse kërcënimet ishin shumë të besueshme: të thërrasin me emrin tënd, të thonë se e dinë se ku jeton…”.

Kërcënimet kanë ndikuar në rastin e tij, pasi ka bërë një pagesë prej 500 eurosh.

“Më kanë  shkruar me WhatsApp në adresën e një dege bankare dhe më kanë dhënë një numër llogarie. Shkova menjëherë për të bërë pagesën prej 500 eurosh”, thotë ai.

Pasi ka hyrë brenda ka shkuar në Komisariatin e Policisë Kombëtare për të bërë denoncimin denoncuar.

“Më thanë se ishte një mashtrim dhe se nuk duhet të paguaja më para. Ata më shpjeguan se ishte një mashtrim, se kishte edhe njerëz të tjerë që ishin prekur nga kjo gjë dhe se kjo po ndodhte në të gjithë Spanjën”, shprehet 64 vjeçari.

“Megjithëse më kërkuan sërish para, nuk i pagova më. Madje u thashë që po i prisja, të vinin të më merrnin. Më pas nuk më shqetësuan”, shton ai.

“Të gjithë personave që vijnë për të denoncuar këtë lloj krimi u themi se është një mashtrim dhe u rekomandojmë të mos paguajnë, zhvatësit nuk do të insistojnë që dikush të mos paguajë, sepse kanë piketuar shumë viktima të mundshme”, shpjegojnë agjentët e policisë.

Kështu ka ndodhur me një nga viktimat, i cili ka bërë pagesa të njëpasnjëshme për një shumë totale prej më shumë se 30 mijë euro.

“Kur nuk mundi të bënte më pagesa, shkoi në zyrat tona dhe bëri denoncimin. Ai është një person që kishte shumë frikë për integritetin e tij fizik dhe të familjes. Ka parë tmerr me sy”, shton më tej një nga agjentët e policisë.

Grupi IV i Brigadës Provinciale të Policisë Gjyqësore të Shtabit Epror të Navarrës ka hapur hetimet në të cilat janë identifikuar disa persona me banim në provinca të ndryshme spanjolle dhe nëpërmjet bashkëpunimit me organet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor është bërë e mundur të identifikohen disa autorë me bazë në Republikën Domenikane. Po kështu, deri më sot policia ka trajtuar më shumë se 50 ankesa, dhe me një bilanc prej 39 personash të hetuar, ndërsa është arrestuar një person së fundmi në Pamplona.

Shuma financiare e zhvatur, e cila është deklaruar në ankesat e hetuara, i kalon 100 mijë euro megjithëse ajo që “më shqetësuese është frikësimi dhe ankthi që këta kriminelë krijojnë te viktimat e tyre”, gjendje emocionale që manifestohet nga vetë viktimat kur Agjentët e Policisë Kombëtare i kontaktojnë ata.

Sipas Policisë Kombëtare,  rikuperimi i parave të zhvatura është “i ndërlikuar”,  pasi rrjeti i zhvatësve përdor ndërmjetës të cilët në këmbim të një komisioni “lëvizin paratë nga një llogari bankare në tjetrën, për të vështirësuar gjurmimin”.

Pikërisht këtë funksion e ka kryer personi i arrestuar së fundmi. Pavarësisht vështirësive, “po përpiqemi të riorganizojmë procedurat për bllokimin e llogarive dhe parave në to”, thonë agjentët e policisë.

Për sa i përket identifikimit të autorëve të zhvatjeve, agjentët e Policisë Kombëtare sqarojnë se numrat e celularëve nga të cilët kryhen zakonisht telefonatat nuk kanë dhënë ndonjë ndihmë konkrete. “Ata zakonisht kontraktojnë linja celulare me telefon ose nëpërmjet internetit. Kompanitë i japin përdoruesit një periudhë kohe për të konfirmuar identitetin, kohë që iu duhet atyre për të kryer mashtrimin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit