-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Probleme me këmbët, Papa Francesku dorëzohet: Duhet të dëgjojë mjekun

Kryesoret

Papa Francesku ka shfaqur disa probleme serioze me shëndetin kohëve të fundit.

Në përfundim të takimit me pelegrinët nga Sllovakia, Papa pranoi se do i përshëndeste, por kishte një problem.

Ai tha se këmba e tij nuk funksionon dhe mjeku i ka thënë të mos ecë. Për këtë arsye ai iu kërkoi pelegrinëve të sakrifikonin duke ngjitur shkallët për ta përshëndetur. Papa Françesku tha se duhet t’i bindet mjekut, të qëndrojë ulur dhe pse e ndjente si një poshtërim

Takimi ishte dhe një rast për të folur për luftën në Ukrainë. Ai u tha pelegrinëve sllovakë, se mikpritja e vendit të tyre doli në pah dhe një herë më shumë në këtë kontekst tragjik të luftës.

Ai tha se shumë familje dhe kisha sllovake, por dhe institucione kanë pritur nënat me fëmijë të familjeve ukrainase të ndara për shkak të luftës Papa kërkoi që lutjet dhe përpjekjet për paqen të vazhdojnë, por dhe bujaria, bamirësia dhe mikpritja.

“Ai që mirëpret një njeri në nevojë, nuk kryen vetëm një akt mëshire, por dhe besimi sepse njeh Jezusin tek vëllai dhe motra.  Zoti ju ruajtë gjithnjë të pasur me kripën e mikëpritjes”, përfundoi ai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit