Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka uruar Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë.
Me anë të një statusi në Facebook, Alibeaj bën thirrje për përulësi, dashuri për njerëzit, zemërgjerësi e falje ndaj gabimeve të të tjerëve.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë, që me iftarin e fundit, sapo mbyllën Muajin e bekuar të Ramazanit, zoti ua pranoftë sakrificën e agjërimit dhe veprat e mira! Bashkë me mëshirën, zoti ju sjelltë përulësi, dashuri për njerëzit, zemërgjerësi e falje ndaj gabimeve të të tjerëve dhe paqe në shpirt!”, shkruan Alibeaj.