-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IS merr përgjegjësinë për sulmin me bombë në Afganistan

Kryesoret

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Kabul të Afganistanit, që ndodhi më 30 prill.

Një grua u vra dhe tre persona u plagosën në sulmin me bombë, tha policia në Kabul.

Megjithatë, deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në xhaminë Khalifa Sahib të Kabulit, që la të vrarë të paktën dhjetë persona dhe 30 të plagosur. Kreu i kësaj xhamie ka pretenduar se mbi 50 persona janë vrarë gjatë sulmit.

Dhjetëra persona janë vrarë në sulmet në Afganistan gjatë dy javëve të fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, që përfundon më 1 maj.

IS-i ka marrë përgjegjësinë për disa bombardime që kanë pasur për cak kryesisht komunitetet sufiste dhe shiite. Më 22 prill, të paktën 30 persona u vranë në një shpërthim në një manastir sufist në Kunduz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit