Kontratat paramartesore janë të njohura në Hollywood, por ajo më pikante është nënshkruar nga Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Sipas mediave Jennifer ka detyruar partnerin që të bëjnë seks vetëm disa herë në javë, më saktësisht vetëm 4 herë.
Për Jenifferin, seksi është i rëndësishëm dhe mes shumë kushteve të përfshira në marrëveshjen paramartesore është një që ka të bëjë pikërisht me këtë aspekt. Me këtë marrëveshje, Ben ka pranuar që të ketë të paktën katër marrëdhënie seksuale në javë me këngëtaren.
Ben Affleck dhe JLo u takuan në vitin 2002 gjatë xhirimeve të ‘Gigli’. Në atë kohë, këngëtarja ishte e martuar me bashkëshortin e saj të dytë, Chris Judd. Muaj më vonë, ajo u nda nga ai për të përjetuar një lidhje të shkurtër me aktorin. Më shumë se pesëmbëdhjetë vjet më vonë, ata shpallin dashurinë e tyre dhe janë drejt altarit