-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreografia me Xhakën nuk bën punë, Xhemajli dhe ish-lideri i Skënderbeut shpallen kampionë

Kryesoret

Kampionati zviceran ka një kampion të ri, duke i dhënë fund hegjemonisë 12-vjeçare të dyshes Bazel-Jang Bojz. Zyrihu është kthyer përsëri në fronin e kampionit, duke festuar një titull që shihej si i pamundur një vit më parë, kur mbylli kampionatin në vendin e 8.

Kampionët janë kurorëzuar sot matematikisht, pasi kanë fituar një klasike në Zvicër, atë ndaj Bazelit, në fushën e këtyre të fundit. Tifozët vendas ishin përgatitur që të shtynin festën, me një koreografi mbresëlënëse që u hap para sfidës e ku shfaqeshin disa ikona të klubit, mes të cilëve edhe Taulant Xhaka i cili ishte në fushën e lojës.

Por Zyrihu kishte udhëtuar me ide të qarta për të mbyllur që sot diskutimet për titullin dhe ai doli me dy shqiptarë në fushën e lojës. Blerim Xhemajli, i kthyer në Zvicër për të tentuar pikërisht këtë titull, si dhe ish-lideri i mbrojtjes së Skënderbeut, Fidan Aliti, ishin titullarë në këtë duel të cilin skuadra e tyre e fitoi me shifrat 2-0, duke marrë pikët që i nevojiteshin për të siguruar trofeun e 13 në historinë e klubit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit