-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi vuan ndaj Udinese-s, por ndjek hapin e Milanit për titull

Kryesoret

Rrugëtimi i Interit drejt titullit kampion vazhdon. Sot, kjo skuadër ka mposhtur 1-2 Udinesen, në ndeshjen e Serie A.

10 minuta i mjaftuan kampionëve të Italisë për të marrë avantazhin. Ishte Di Marco që dërgoi një krosim nga goditja e këndit, teksa gjeti Perisic, i cili realizoi me kokë. Ky gol i shpejtë i jep qetësinë e duhur ekipit të Inzgahit, për të vendosur ndeshjen në shinat  e duhura.

Në minutën e 30-të Deulofeu del nga krahët fut një top të bukur në zonë, por fatmirësisht për miqtë, mbetet thjeshtë një aksion i rrezikshëm.

6 minuta më pas, Dzeko do pengohej në zonë dhe do kërkonte penallti. Arbitri nuk e akordon fillimisht, por më pas kërkon ndihmën e VAR. Teknologjia e fundit tha se ishte 11-metërsh. Lautaro nuk fali.

Në minutat e mbetura të fraksionit, vendasit qarkullojnë më shumë topin, duke vënë jo pak në vështirësi rivalët.

Interi është i dyti në rënditje, me 2 pikë më pak se Milan kryesues. Udinese është e 12-ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit