-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë pas atij që ra në Lanë

Kryesoret

Pas urbanit që ra në Lanë para disa ditësh, një tjetër urban është aksidentuar ditën e sotme.

Bëhet fjalë për autobusin e linjës Qyteti Studenti, i cili është përplasur me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, xhami i parë i autobusit është shkatërruar në anën e djathtë.

Nuk dihet gjithashtu nëse nga ngjarja ka patur persona të lënduar që ndodheshin në stacion apo të atyre që ndodheshin brenda në urban.

Kujtojmë se ky aksident është i dytë brenda pak kohësh në radhët e linjave të urbanëve, ku vetëm 4 ditë më parë një tjetër urban i linjës së Unazës përfundoi në lumin Lanë, pas përplasjes me një automjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit