Nënkryetari LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj idesë për ta bërë autobusin, që ra në Lanë instalacion.
Vasilit jo vetëm që nuk i ka pëlqyer si ide, pore ka konsideruar atë si një pisllëk.
“Kjo karakatine, qe për një qime sa nuk prodhon një tragjedi njerëzore te rende, po dergjet fëlliqshim aty. Boll më, largojeni menjëherë ketë pisllëk ne mes te Tiranës! Largojeni ketë prove tjetër te një qyteti te keq qeverisur e te vjedhur, te zhytur ne kaos dhe anarki, te betonuar e me trafik asfiksues, armiqësor për jetën dhe shëndetin!” është shprehur ai.