-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bankat shqyrtuan mbi 67 mijë aplikime për kredi

Kryesoret

Gjatë gjashtëmujorit të dytë 2021, bankat kanë marrë në shqyrtim  67 mijë e 126 aplikime për kredi, nga të cilat 7% i përkasin sektorit të biznesit dhe 93% i përkasin sektorit të individëve, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATA).

Banka e Shqipërisë (BSH) bëri të ditur se, krahasuar me një vit më parë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat ka shënuar rritje me 3%.Në terma vjetorë rritja ka ardhur nga segmenti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe individët.

BSH bën të ditur se, në segmentin e individëve bankat me kapital vendas refuzuan vetëm 6.1% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat me kapital të huaj refuzuan 28.3% të totalit të aplikimeve.Në segmentin e biznesit dhe sidomos korporatave raportet ndryshojnë ndjeshëm.

Bankat me kapital të huaj kanë refuzuar vetëm 1.4% të aplikimeve për kredi, ndërsa bankat me kapital vendas kanë një shkallë refuzimi 6.1%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit