Einxhel Shkira duket se i ka dhënë fund miqësisë me Beniada Nishanin pas daljes nga “BB VIP”.
Einxhel e ka hequr nga instagrami i saj duke i dhënë ‘goditjen’ e fundit raportit me të.
Ajo nuk e ndjek më modelen në këtë rrjet social teksa Beniada e ndjek ende.
Kujtojmë që brenda shtëpisë së famshme ato ishin shoqe të ngushta dhe e konsideronin njëra-tjetrën si motra, por raporti i tyre ka ndryshuar.

