-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fitër Bajrami, Abazoviç fal namazin me besimtarët në Ulqin

Kryesoret

Kryeministri më i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me rastin e festës së Fitër Bajramit, bashkë me qytetarët nga Ulqini kanë falur së bashku namazin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Abazoviç e ka uruar këtë festë duke thënë që shpreson që “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”.

“Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar ai.

Dritan Abazoviç është zgjedhur të enjten kryeministër i Malit të Zi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së Abazoviçit, votuan 45 deputetë të mazhorancës së re.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit