Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një intervistë ekskluzive për televizionin Italian u shpreh se Rusia nuk e ka në plan që të përfundojë luftën me 9 Maj.
Ai tha se Moska nuk do të nxitojë të përfundojë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” deri në këtë datë.
Nëntë Maji shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste përballë forcave aleate përfshirë Bashkimin e atëhershëm Sovjetik më 1945.
“Ushtria jonë nuk do t’i përshtatë artificialisht veprimet e saj rreth asnjë date, përfshirë edhe Ditën e Fitores”, tha Lavrov.
“Ritmi i operacionit në Ukrainë varet, para së gjithash, nga nevoja për të minimizuar çdo rrezik për popullatën civile dhe për personelin ushtarak rus”, shtoi ai.