-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Thumanë krahasohet me Italinë: Atje kanë nga 10 vite dhe s’kanë hyrë në shtëpi

Kryesoret

“Sot në Itali, që është një vend i madh, ka prej 10-12 vjetësh familje që presin të kthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Këtu, në një vend të vogël, ne ia kemi dalë të ndërtojmë në një kohë të vogël”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama këtë të hënë teksa ishte në Thumanë, së bashku me teologun Elvis Naçi, dhe dhanë 150 çelësa për shtëpitë e reja për banorët e prekur nga tërmeti.

“Mezi e kam pritur këtë moment që banesat të merrnin jetë. Jam thellësisht i kënaqur sot që pasi kemi çelur dyert e apartamenteve në një ditë të shënuar Bajrami.

Elvisi është një mik për mua pasi e kemi njohur më nga afër njëri-tjetrin në punë. Duke qenë se Elvisi është hoxhë, dua të përfitoj nga rasti ta nënvizoj këtu se, pavarësisht se unë jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve, nuk më vjen mirë kur shumëkush ngatërron gjëra që nuk duhet të ngatërrohen. Ngatërron atë që feja është për çdonjërin dhe atë që është për mbarë njerëzimin. Shkenca ka evoluar, por nuk e ka bërë fenë më pak të rëndësishme për njeriun. Historia e njeriut është historia e progresit të vazhdueshëm, por feja e ka shoqëruar njeriun sepse shkenca nuk do ta provojë asnjëherë se përse ndodhin gjërat. Dua t’iu them të gjithëve se besojmë apo jo në Zot, kjo është një çështje individuale.

Në këtë ditë të bekuar më vjen jashtëzakonisht mirë që jam këtu dhe më vjen mirë që jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët, ku të gjithë bënë atë që mundën dhe të gjithë dhanë aq sa mundën, por në fund të ditës, në çdo tullë në këtë lagje ka një emër dhe një mbiemër që është i panjohur, dikujt që ndoshta nuk do të kalojë kurrë këtu, por ka dhënë një copëz nga vetja”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit