-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa të varura janë Gjermania dhe Hungaria nga gazi rus?

Kryesoret

Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian po diskutojnë se si të pakësojnë varësinë e tyre nga furnizimet me energji nga Rusia, si rezultat i pushtimit të saj në Ukrainë.

Gjermania ka pranuar se vendet e BE-së janë ende të ndara për një embargo të mundshme të energjisë ruse. Ministri i Energjisë thotë se vendi i tij mund të përballojë një ndalim të naftës deri në fund të vitit – por jo një ndalim të gazit.

Hungaria ka përsëritur se kundërshton një ndalim për të dyja karburantet.

Siç mund ta shihni nga grafiku më poshtë, Gjermania ishte importuesi kryesor në botë i gazit rus në vitin 2020, duke blerë 42.6 miliardë metra kub, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Hungaria, gjithashtu, ishte një nga blerësit kryesorë të gazit në Rusi – duke marrë 11.6 miliardë metra kub atë vit.

Bashkimi Evropian në tërësi bleu 41% të gazit të tij nga Rusia në vitin 2019.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit