-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmenduri, arbitri qëllohet 2 herë me armë në ndeshjen e futbollit

Kryesoret

Ngjarje e pabesueshme në Argjentinë. Një gjyqtar futbolli u qëllua dy herë me armë zjarri gjatë një ndeshjeje futbolli në nivel amator në qytetin Yerba Buena, në provincën Tucumán.

Emri i të dëmtuarit është Oscar Antonio Pérez, 48 vjeç, i cili u shtrua në spitalin Padilla për një plagë serioze në pjesën e shpinës.

Episodi fatkeq ka ndodhur gjatë pushimit mes pjesëve pranë tribunës pak pas një mosmarrëveshjeje mes arbitrit dhe disa tifozëve që ndoqën ndeshjen. Agresori, një nga tifozët e pranishëm në tribunë, pas aktit është arratisur me motor dhe është në kërkim nga policia.

Ndihma e shpejtë i shpëtoi jetën arbitrit. Siç është raportuar për gazetën “El Tucumano” nga kreu i komisariatit të San José, Héctor Falcón: “Oscar Antonio Perez është në terapi për të qenë më i kontrolluar. Por ai është ende në rrezik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit