Blake Lively, Mbretëresha e Met Gala u shfaq në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.
Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës.
Blake Lively’s dress is unveiled at the #MetGala. https://t.co/2kVWwK9Yn6 pic.twitter.com/Vo4XCydMRt
— Variety (@Variety) May 2, 2022
Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin.

Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, e cila u ndërtua në New York në vitin 1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala 2022.
Pamja e parë e fustanit përfaqëson pamjen origjinale të statujës, e cila asokohe ishte prej bakri. Pamja e dytë përfaqëson pamjen e tanishme të statujës.
