Një numër i lartë aksidentesh është shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Si pasojë e këtyre aksidenteve pati edhe të vdekur.
Janë regjistruar 68 aksidente, në mesin e tyre 34 me të lënduar ndërsa 33 të tjerë me dëme materiale.
Një nga këto aksidente ishte me fatalitet dhe ndodhi në Drenas.
Gjithashtu, policia e Kosovës ka vënë 376 gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.