-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku akuza Ramës: U merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë për thellimin e krizës ekonomike në vend. Sipas Tabakut në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve. “Në mesin e një krize të thellë ekonomike, qeveria ka vazhduar politikat e saj të pagesave të PPP-ve që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë shëndetin financiar të buxhetit. Familjet shqiptare që shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre po përballen me rritjen e çmimeve ndërsa inflacioni pritet të shkojë më lartë se 5%. Të githë produktet kryesore të shportës së ushqimeve janë rritur me mbi 10% duke shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve.

 Po shpenzohet më shumë për energjinë, për bukën, për qumshtin dhe vezët. Çdo gjë më e shtrenjtë! Çdo produkt më i kushtueshëm ndërsa të ardhurat vetëm tkurren. Zgjidhja e qeverisë? Më shumë fonde për inceneratorët, për PPP-të dhe koncesionet! Më shumë taksa për qytetarët dhe më pak të ardhura për shqiptarët! Pasi taksat e shqiptarëve janë fitimi koncesionarëve! Fatkeqësi që në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve!”, shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit