Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri është takuar ditën e sotme me ambasadorin e OSBE-së në vend Vincenzo Del Monaco.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjiknuri shkruan se me ambasadorin diskutoi mbi procesin e reformës zgjedhore si dhe për nevojën e adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në Shqipëri.
“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend,” ka shkruar ai.