-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hidhet nga kati i tretë në Elbasan, ndërron jetë nëna e 3 fëmijëve

Kryesoret

Një grua e moshuar është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari.”

Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë. Nëna e 3 fëmijëve, Fatbardha humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Burime bëjnë me dije se gruaja kishte bërë një denoncim më heret për dhunë në familje, ndërsa sot, në gjendje të rënduar psikolgjike ajo është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Bëhet me dije se dhuna ndaj 52-vjeçares ushtrohej nga burri dhe vjehrra ndërsa mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen.

Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardha Likarmës.

Ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.

Dyshohet se ajo vuante nga depresioni.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.

Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit