Kleriku i Kishë Ortodokse Ruse i është kundërpërgjigjur deklaratës së Papa Franceskut, ku u shpreh se Kirill është kthyer në një oborrtar të Putin dhe përdorë gjuhën e politikës.
Kirill ka thënë se papa e ka keqkuptuar bisedën mes tyre dhe se ai është shprehur gabim.
“Është për të ardhur keq që një muaj e gjysmë pas bisedës me Patriarkun Kirill, Papa Françesku ka zgjedhur tonin e gabuar për të përcjellë përmbajtjen e kësaj bisede”, ky ishte komunikimi i Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Kishës Ortodokse Ruse.