Tre automjete janë përplasen mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Lezhë-Laç pranë fshatit Gajush.
Si pasojë e aksidentit kanë marrë lëndime dy fëmijët, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.
Njëri nga automjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet.