-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia me deklaratë zyrtare për vdekjen në komisariat, Drejtori i Tiranës shkon në Kavajë

Kryesoret

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e Kavajës, ku Ilvi Meta është gjetur i pajetë.

“Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Ilvi Meta

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Florenc Panganika dhe një grup ekspertësh të AMP janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen. Grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur pasi i riu kishte ndërruar jetë.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit