Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar ditën e sotme heqjen e bankës më të madhe ruse nga sistem SWIFT. Bëhet fjalë për SberkBank, e cila radhitët e para si banka me kapitalin më të madhe.
Po ashtu ajo ka kërkuar që të ndalojë transmetuesit shtetëror.
Janë tre transmetues shtetëror rusë, të cilëve do t’ju bllokohen valët e transmetimit për vendet evropiane.
“Putini duhet të paguajë një çmim, një çmim të lartë për agresionin e tij brutal,” tha ajo. “Është ligji ndërkombëtar që ka rëndësi dhe jo e drejta e fuqisë.”
Sa i përket ndalimit të naftës, von der Leyen pranoi sfidat në kalimin nga mbështetja në karburantet fosile ruse.
“Le të jemi të qartë: nuk do të jetë e lehtë. Por ne thjesht duhet të punojmë për të. Ne do të sigurohemi që të heqim dorë nga nafta ruse në mënyrë të rregullt. Për të maksimizuar presionin ndaj Rusisë, duke minimizuar ndikimin në ekonomitë tona.”
Ajo shtoi:
“Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë. Megjithatë duhet të rindërtohet shumë. Kjo është arsyeja pse unë po propozoj të fillojmë të punojmë për një paketë ambicioze rimëkëmbjeje për miqtë tanë ukrainas. Kjo paketë duhet të sjellë investime masive për të përmbushur nevojat dhe reformat e nevojshme. .”