Një mëngjes nëntori të vitit 2018, Dritan Shoraj ishte shndërruar nga një profesor i vlerësuar në Universitetin Shqiptar të Tiranës në një trafikant droge të kartelit shqiptar përgjegjës për shitjen e një kilogrami kokaine mes Milanos dhe Venedikut.
Sipas mediave italiane, pothuajse katër vjet e 20 ditë burg më vonë ajo akuzë për të cilën ai ishte arrestuar me urdhër të burgimit evropian ra në Gjykatën e Apelit të Trentos, e cila e liroi atë “për mos kryerjen e veprës”. Se çfarë ka ndodhur do të dihet pas shtatëdhjetë ditësh, kur gjyqtarët e Trentino-s do të depozitojnë arsyet e dënimit të shqiptuar dje.
“Më shkatërruan. Po hyja në klasën time të universitetit dhe e gjeta veten në burg”,-tha Shoraj.
Një kilogram kokainë e blerë dhe shitur në zonën Sandonatese më 2 maj 2000: kjo ishte akuza që e çoi profesorin në një dënim përfundimtar prej 4 vjet e 20 ditë burg. Sipas dosjes së operacioni “Pineta” i policisë italiane që në vitin 2000 arriti të kapë drejtuesit e një organizate të degëzuar italo-shqiptare që përfundoi me mbi 128 dënime, mes viteve 1998 dhe 2000, profesor Shoraj dyshohej se ishte pjesë e tij dhe gjente drogën në Shqipëri si dhe organizonte transportin me rrugë detare drejt Italisë. Në fillim të viteve 2000, Shoraj ishte kthyer në vendlindje ku kishte ndërtuar një karrierë të dyshimtë. Kështu mbërritën njëra pas tjetrës një diplomë, një master dhe një doktoraturë në Administrim biznesi dhe hapi i fundit prestigjioz, katedra e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Papritur Dritan Shoraj bëhet i rregullt në transmetimet televizive si ekspert dhe konsulent, nis një karrierë politike në Partinë Demokratike. Më 22 shkurt 2016, gjatë një demonstrate të Partisë Demokratike në Tiranë, ai u bë i famshëm në të gjithë vendin për një video të një sherri me një qytetar që përfundoi me filmimin e profesorit teksa e shkelmonte burrin. Në Shqipëri, për më tepër, dualizmi i tij me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kishte mbushur prej muajsh faqet e gazetave lokale.
E gjithë kjo ndërsa në Itali tre gjykata (shkalla e parë dhe e dytë në Venecia dhe Kasacioni në Romë) po vulosnin dënimin e tij si trafikant droge. Një akuzë për të cilën profesori është deklaruar gjithmonë i pafajshëm dhe që e kishte ndaluar një mëngjes nëntori 2018 në oborrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, pak minuta nga mësimi.
Në burg, profesori kontakton avokatin paduan, Pietro Someda, i cili merr një rishikim të gjyqit duke paraqitur dokumente me të cilat vërteton se në të njëjtat ditë në të cilat prokuroria faktoi pazarin e drogës, profesori ishte në një shtrat spitali për shkak të një aksidenti. Një polic rrugor në Tiranë, një infermiere nga spitali i kryeqytetit shqiptar dhe një profesor me poste diplomatike në Shqipëri dëshmuan para apelit të Trentos. Të gjithë për të konfirmuar versionin e mbrojtjes.
“Më përmendën emrin për të shpëtuar një person tjetër që më pas u arrestua dhe ai. Kështu që unë shkova në burg për 40 ditë pa bërë asgjë. Sot kam rilindur dhe dua të shijoj lirinë time”.-tha Shoraj.
Hapi i parë do të jetë marrja e karriges që iu hoq me dënim dhe arrest.
“Unë jam ende në shok, e gjithë jeta ime u trondit, por tani do t’i rikthehem mësimdhënies”.- shtoi ai.