Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ditën e sotme ka zhvilluar një takim homologun e saj lituanez Gabrielius Landsbergis në kuadër të 30-vjetorit të vendosje së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve.
Në qendër të takimit ka qenë pikërisht marrëdhënia miqësore Shqipëri-Lituani, forcimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh.
Xhaçka ka shprehur mirënjohjen për vëmendjen e Lituanisë kushtuar vendit tonë. Ata nënshkruan një “Memorandum Mirëkuptimi për Konsultime Dypalëshe” mes dy ministrive.
“Besojmë se Memorandumi do t’i japë një impuls të ri dialogut tonë politik. Mes dy vendeve ka ende potencial të pashfrytëzuar, sidomos në planin ekonomik”, tha Ministrja gjatë fjalës së saj.