I ftuar në emisionin “Open”, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se me Kuvendin Kombëtar të PD-së më 30 prill u rikthye vota e lirë në partinë më të madhe opozitare në vend.
Berisha u shpreh se i gjithë procesi për Rithemelimin e PD nisi kur ai u përjashtua nga Basha nga Grupi i Parlamentar i Partisë Demokratike, pa asnjë vendim të forumit. Sipas Berishës, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan se në cilën anë është shumica opozitare.
“Ky është një proces unik në llojin e tij që zhvillohet në një narkoshtet. Nëse rikthehemi nga shtatori deri më sot, çfarë do të shihni ju? Ka një përballje mes legjitimes dhe jo legjitimes, mes bashkimit dhe përçarjes, mes demokratikes dhe autokratikes.
Ky proces nisi kur kryetari i PD, nën presionin e SHBA mori një vendim të pabazuar në asnjë ligj të PD, në asnjë forum të PD, në asnjë ligj të Shqipërisë, për përjashtimin tim nga grupi parlamentar, kur ai nuk kishte asnjë kompetence. Për këtë u përdor statuti dhe u mblodh një Kuvend, i cili miratoi një statut të ri që e nxjerr partinë nga mundësi të tilla. Ajo që është e përjashtuara e madhe nga kjo vend është vota.
Kuvendi i 30 prillit ishte Kuvendi i bashkimit të madh. Ai u zhvillua pas certifikimit të 40 mijë anëtarëve.
Në këtë kontekst unë nuk u premtova asgjë më shumë demokratëve sesa rikthimin e votës së lirë, bashkimin dhe votën e lirë.
Ai që pranon votën e lirë ai është i mirëpritur, ka vendin e vet dhe nuk ka asnjë intimidim. Ai që nuk pranon votën e lirë është problem i tij. E rëndësishme është që ajo parti arrit gjithçka për votën e lirë.
Në 6 mars u faktua se nga kush anë është shumica. Kjo shumicë u faktua. Vendi im si deputet është në shumicën që më ka sjellë në parlament. Nuk ndodh që në asnjë vend të botës që partia të drejtohet nga deputeti. Partia ka forumet dhe një parti politike”, tha Berisha