Njëzet e pesë milionë ton drithë ukrainase, që do të eksportohen, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë mbyllur, thotë Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së.
Zëvendës drejtori i FAO-s Josef Schmidhuber tha gjithashtu në një konferencë shtypi në Gjenevë se rreth 700,000 ton drithë dukej se ishin zhdukur, duke përmendur atë që ai tha se ishte “provë anekdotike” bazuar në raportet e mediave sociale se trupat ruse po vidhnin drithë dhe pajisje bujqësore nga Ukraina.
Mungesa e drithit po çon në rritje të çmimeve globale të ushqimit, mes paralajmërimeve nga agjencitë e ndihmës së OKB-së se shumë vende të varura ose nga furnizimet ushqimore humanitare ose nga importet e drithërave ruse ose ukrainase, përballen me pasiguri ushqimore dhe madje edhe urinë.