-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri: Fatos Nano mund të jetë kandidat për President

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh sot se lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano mund të jetë kandidat për President.

Unë nuk jam këtu të komentoj emra të përveçëm, të gjithë kanë shanse. Nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë, por që ka figura me kontribute, qoftë ish-politikanë, apo akademikë, natyrshëm mund të jenë kandidat. Identifikimi i emrave në këtë fazë, do të ishte gabim, do të krijonte pritshmëri të rreme. Por asnjë nuk është i përjashtuar, përfshirë edhe emrin në fjalë” tha ai.

Numri dy i PS-së, ritheksoi edhe njëherë kriteret që të duhet të plotësojë Presidenti i ri. “Të jetë pa plane politike dhe interesa të çasit, si Moisiu. Nuk do të thotë që të mos ketë qenë politikan, por që ta ketë mbyllur interesin politik aktiv dhe janë në pozicione të favorshme për të qenë balancë e pushtetit” tha ai.

I pyetur për propozimin e PD-së që në mes të futen ndërkombëtarët si garanci për këtë proces, ai tha se “Kur edhe ju shfaqeni mosbesim me absurditetin e këtij propozimi… Është një praktikë që nuk është përdorur. Palët komunikonin shqip-shqip, nuk ka të bëjë me cështje që afektojnë probleme me partnerët, që të jenë fokus stabiliteti. Për mua është propozim i pavend” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit