-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëndë narkotike në karrocën e fëmijës, shqiptari dënohet në Francë

Kryesoret

Një i ri shqiptar është dënuar në në Saint-Malo-s të Francës, pasi akuzohej për trafik droge.

Sipas hetimeve, të rinjtë mblidheshin në shkallët e një prej godinave për të trafikuar lëndë narkotike. Por, ajo që vuri në lëvizje policinë ishte një nënë e cila gjeti një qese me kanabis të fshehur në karrocën e foshnjës së saj.

Më pas policia filloi survejimin në tetor të 2021-it dhe pikasi një person që shkonte e kthehej mes rrugës dhe shkallëve.

I riu shqiptar është justifikuar se kishte blerë lëndë narkotike për konsum personal, por nuk ishte organizator i ndonjë trafiku të drogës.

“Unë kam parë tashmë djem të moshës 10 ose 12 duke pirë. Nuk jam vetëm unë që konsumoj.”, u shpreh 20-vjeçari shqiptar që kishte mbërritur në Francë 4 vite më parë. Ai u dënua me 5 muaj burgim me kusht për shitje dhe përvetësim të lëndëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit